Këshillimi individual për karrierë

Me kënaqësi ju njoftojmë se “Creer Vision Center” është hapur për të vazhduar me ofrimin e këshillimit individual për karrierë, mundësi kjo për të rinjtë, në rrugën drejt një karriere të suksesshme dhe të qëndrueshme.

Pse të zgjidhni “Creer Vision Center”? Sepse ne i besojmë fuqisë së një ndërhyrjeje individuale dhe të personalizuar, mbi bazën e provave shkencore dhe praktikave të suksesshme. Përmes këshillimit të specializuar drejt vendimmarrjes për karrierë, ju do të jeni të mbështetur në të gjithë hapat për planifikimin tuaj:

  • Njohja e vetes: Do ju ndihmojmë që përmes testimit të karakteristikave personale, të identifikoni pasionet tuaja, interesat dhe aftësitë tuaja unike. Përmes analizës së personalitetit dhe vlerave tuaja, do të zhvillojmë një kuptim të thellë për identitetin tuaj profesional. Të gjitha testet janë të standardizuara në gjuhën shqipe, për kontekstin kosovar / shqiptar.
  • Njohja e profesioneve: Do t’ju paraqesim një panoramë të gjerë të profesioneve dhe fushave të ndryshme në karrierë, për nga karakteristikat që kanë. Nëpërmjet eksplorimit të rrethit tuaj profesional dhe shfrytëzimit të burimeve tona të ndryshme, do të gjeni mundësitë e reja dhe sfiduese që mund t’ju përmbushin.
  • Rrugët e shkollës drejtë karrierës: Do t’ju mbështesim në rrugën e duhur të arsimimit për të arritur qëllimet tuaja në karrierë. Përmes informacionit të detajuar mbi universitetet, programeve të specializuara dhe burimeve financiare, do të vendosni hapat e duhur për të fituar një edukim cilësor dhe të përshtatshëm.
  • Takimet reale: Do ju rekomandojmë takime me profesionistë të suksesshëm në fushat që ju interesojnë. Nëpërmjet intervistave dhe vizitave në vendet e punës, do të përfitoni nga njohuritë praktike dhe do të kuptoni sfidat dhe mundësitë reale të fushave të ndryshme të karrierës përkatëse.
  • Vendimi final për karrierën tuaj: Përfundimisht, bashkërisht do të gjejmë mënyrën më të mirë për të konkretizuar vizionin tuaj. Do të sigurohemi që vendimi juaj final për karrierën të jetë i informuar dhe në përputhshmëri me personalitetin tuaj.