Mbi bazën e rëndësisë kruciale që kanë sistemet mbështetëse në orientimin e të rinjve për karrierë, Career Vision Center ofron sherbime profesionale të specifikuara për grupe përkatëse, prindër, mësimdhënës, psikologë, pedagoge, këshilltarë karrierë, zyrtar për karrierë brenda institucioneve arsimore, organizatave dhe Agjencive për Punësim.
Përmes punëtorive profesionale, prindërit/ kujdestarët do të mësojnë për format e mbështetjes së të rinjve me fokus:
- Të njohin kapacitetet e fëmijëve të tyre, tiparet e personalitetit, aftësitë, interesat, vlerat dhe preferencat.
- Të mbështesin fëmijët e tyre në procesin e vetëvlerësimit.
- Të sigurojnë informacion për profesionet e preferuara.
- Të ndihmojnë ata të gjejnë rrugën e duhur në botën e karrierës
Nëpërmjet shërbimeve tona, prindërit do të mësojnë se si të identifikojnë interesat, aftësitë dhe vlerat e fëmijëve të tyre, si dhe si të ndihmojnë ata të gjejnë rrugën e duhur në botën e karrierës.
Për prindërit e sotëm, vendimmarrja e fëmijëve për karrierë mund të jetë një sfidë e vërtetë. Në Career Vision Center, ne e kuptojmë rëndësinë e një vendimi të mirë për karrierën e fëmijëve tuaj dhe ofrojmë trajnime për prindërit që duan të ndihmojnë fëmijët e tyre të bëjnë një zgjedhje të informuar dhe të përshtatshme për karrierën e tyre. Nëpërmjet shërbimeve tona, prindërit do të mësojnë si të identifikojnë interesat, aftësitë dhe vlerat e fëmijëve të tyre, si dhe si të ndihmojnë ata të gjejnë rrugën e duhur në botën e karrierës. Ne besojmë se investimi në edukimin për karrierë të fëmijëve është një nga më të rëndësishmit që mund të bëni si prindër, dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në këtë rrugëtim të rëndësishëm.